Shitet në ankand fotografia e princeshës Diana “e cila nuk duhej të publikohej kurrë”

Një foto e Princeshës Dianës, që sipas një tabloidi britanik ishte e papërshtatshme për botim, u shit për 18,306 dollarë në një ankand në SHBA.

Fotoja bardh e zi me përmasa 20×25 cm është bërë në fillim të viteve ’80. Në foto princesha është në një shtëpi malore, ndoshta në Francë siç raportohet nga mediat e huaja, duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa mbështetet në gjunjët e një të riu, rreth të njëjtës moshë i cili lexon një libër.

Në të shfaqet edhe një fytyrë, shishe uiski dhe mbishkrimi “Nuk duhet publikuar”. Në anën e pasme shkruhet data 26 shkurt 1981, dy ditë pasi Buckingham Palace njoftoi martesën e Princit Charles me Diana Spencer.

Mendohet se fakti që fotoja u realizua menjëherë pas shpalljes zyrtare të dasmës mbretërore bëri që mediat britanike të mos e publikonin foton ku Diana shfaqej me një djalë të ri e jo Charles.

Shtëpia e ankandeve me qendër në Neë Hampshire sqaroi se fotografia vjen nga fondacioni privat Caren Archive i cili tetë vjet më parë mori arkivin fotografik të Daily Mirror.

“Mediat britanike e kanë identifikuar të riun: ky është Adam Russell, stërnipi i ish-kryeministrit Stanley Baldëin”, tha kompania në një deklaratë, e cila nuk zbuloi emrin e blerësit të fotos.

Sipas RR Auctions, çmimi për një foto të tillë normalisht do të ishte 1000 dollarë, por shprehja “Nuk do të publikohej” e rriti shumë vlerën e saj. Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997 pas ndarjes nga Princi Charles.

Kategoritë
BotaLajme