Shitet për 100 mijë dollarë tabloja ku është pikturuar fotografia “simbol” e luftës në Ukrainë e fotoreporterit të AA-së

Tabloja me bojë vaji në të cilën piktorja amerikane Gershman ka pikturuar fotografinë që u bë simbol i luftës në Ukrainë, e realizuar nga fotoreporteri i AA, Schwan në Kharkiv është shitur për 100 mijë dollarë.

Tabloja me bojë vaji në të cilën piktorja amerikane Zhenya Gershman ka pikturuar fotografinë që është bërë simbol i luftës në Ukrainë, e realizuar nga fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), Wolfgang Schwan në qytetin Kharkiv, është shitur për 100 mijë dollarë.

Në një deklaratë në Heritage Auctions thuhet se piktorja Gershman ka realizuar një tablo me bojë vaji me fotografinë simbol të Olena Kurilo me kokën e fashuar dhe fytyrën e plagosur të cilën fotoreporteri i AA-së, Schwan e ka shkrepur më 25 shkurt gjatë sulmit të Rusisë.

Tabloja e titulluar “First Face of War: Intimate Portrait of Ukrainian Teacher, 2022” (Fytyra e Parë e Luftës: Portreti i Sinqertë i Mësueses Ukrainase) e cila është nxjerrë në një ankand në Heritage Auctions në SHBA është shitur për 100 mijë dollarë, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se të ardhurat nga tabloja do të dhurohen për Shoqatën e Kryqit të Kuq të Ukrainës.

Schwan, në një deklaratë lidhur me fotografinë që ka shkrepur ka deklaruar: “E shihni se civilët, spektatorët e këtij konflikti janë ata që vuajnë më shumë. Në çdo konflikt, më e rëndësishmja është që të theksohen vuajtjet e njerëzve që nuk janë pjesëmarrës aktivë. Kjo ndihmon që ne të shohim dhimbjet e civilëve të tmerruar”.

Piktorja Gershman tha se beson në fuqinë e artit. “Besoj që një veprim i thjeshtë duke pikturuar të vërtetën mund të ndryshojë botën. Unë jam një idealiste e plotë dhe e dija se nga kjo do të dilte një gjë e mirë”, tha ajo.

Kategoritë
BotaLajme