Shiu i dendur vështirëson jetën në kampet e refugjatëve në Idlib

Reshjet që zgjatën gjatë tërë ditës përmbytën kampet e tendave në vijën kufitare siriano-turke, ku gjenden të strehuar civilë të zhvendosur me forcë.

Shiu i dendur, i cili ka përfshirë rajonin e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, ka ndikuar negativisht në jetën e mijëra civilëve që jetojnë në kampet e tendave pranë kufirit turk.

Reshjet që zgjatën gjatë tërë ditës përmbytën kampet e tendave në vijën kufitare siriano-turke, ku gjenden të strehuar civilë të zhvendosur me forcë.

Halit Mesud, i cili është larguar nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe është vendosur në kampin Keferarouk të Idlibit, tha për Anadolu Agency (AA) se tendat e tij u përmbytën nga shiu i madh.

Ai u shpreh se ishte i pafuqishëm sepse çadra e tij mbeti nën ujë.

“Gjendja e fëmijëve është e keqe për shkak të shiut. Rrugët janë me baltë, nuk ka shërbim”, tha ai.

Muhammed Hasan, i cili jeton në kampin Um Xhurun, tha se shumë tenda u përmbytën dhe dhjetëra familje u detyruan të migrojnë në kampe të tjera.

Hasan deklaroi se kanë kaluar një kohë të vështirë në kamp dhe kërkoi të ofrohet ndihmë ushqimore dhe karburant për nevojtarët.

Fatima Bekir tha gjithashtu se i është dashur të largohet nga tenda, duke mos arritur të marrë asnjë send nga brenda.

“Nuk mund të ecim nëpër baltë. Kam mbetur vetëm me fëmijët e mi. Bashkëshorti im është i burgosur. Nuk kemi askënd përveç Allahut. Unë apeloj deri te bamirësit”, theksoi Bekir.

Kategoritë
BotaLajme