Shkarkohet kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga  pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës. 

Shkarkimin, Smakiqi e ka quajtur të paarsyeshëm dhe politik, ndërkaq ka paralajmëruar padi.

“Po, jam shkakuar. Ky vendim do t’ë krijoj pasoja 100 mijë euro pasi do të ngris padi, më kanë ndërhy në kontratë, m’i kanë shkelur të drejtat”, tha ai.

Bëhet e ditur nga Bordi i Postës, se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.

Ndërkaq, Xhevdet Smakiqi mori besimin e këtij bordi në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, pasi ai ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate.

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës më 5 mars të këtij viti nga Qeveria Hoti.

Kategoritë
LajmeVendi