Shkatërrohet nga sulmet ruse, një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë (VIDEO)

Pas raporteve të mëparshme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, e njohur si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani thonë se ajo u shkatërrua nga granatimet ruse.

Deputetja në Parlamentin e Ukrainës, Lesia Vasylenko, shpërndau pamje nga vendi i fabrikës, duke thënë se humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha, dhe se mjedisi është shkatërruar.

Kategoritë
BotaLajme