Shkencëtarët holandezë “stërvitin bletët për të nuhatur Coronavirusin”

Shkencëtarët kanë përdorur nuhatjen e bletëve për të zbuluar coronavirusin në një metodë që mund të zbatohet në vendet në zhvillim pa mjetet e nevojshme diagnostike, thonë studiuesit në Universitetin Wageningen.

Sipas dutchnews.nl, përcjell Telegrafi, projekti, i kryer nga InsectSense dhe Wageningen Bioveterinar Research (WBVR), përfshiu kushtëzimin e rreth 150 bletëve duke përdorur metodën Pavlov.

Sa herë që bletët ishin të ekspozuara ndaj virusit, atyre u jepej “ujë me sheqer” si shpërblim.

Siç shkruan mediumi në fjalë, coronavirusi shkakton një ndryshim metabolik në trup i cili lëshon një erë të caktuar të cilën bletët dhe qentë mund të marrin për shkak të nuhatjes së tyre shumë të zhvilluar.

Trajnimi i bletëve zgjat vetëm disa minuta, zbuluan shkencëtarët dhe u duhen bletëve vetëm disa sekonda për të identifikuar erën.

Dhe nëse metoda mund të vlerësohet e suksesshme, bletët mund të trajnohen për të zbuluar coronavirusin në të gjithë botën, shpresojnë shkencëtarët.

InsectSense ka krijuar tashmë një makinë prototip për të trajnuar bletët dhe një bisosensor i cili përdor bletët për të diagnostikuar sëmundjen.

Dhe përkundër të gjithave, nuk ka rrezik që bletët të përhapin virusin, vlerëson profesori Wim van der Poel.

“Bletët nuk janë të ndjeshme ndaj virusit dhe nuk bien në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjatë provave”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi