Shkencëtarët turq punojnë në zbulimin e vaksinën për COVID-19

“Në Universitetin Ege, ne kemi filluar të punojmë për një vaksinë vendase të ADN-së pas thirrjes së bërë nga Ministria jonë”, tha Budak.

Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Necdet Budak, ka bërë të ditur se ka filluar puna për zhvillimin e një vaksine vendase të ADN-së për koronavirusin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Budak tha se meqë një vaksinë e licencuar për virusin COVID-19 nuk ishte ende në dispozicion, shumë vende filluan kërkime mbi këtë çështje.

Budak theksoi se edhe Mustafa Varank, ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, ka theksuar nevojën për një vaksinë.

Dje, ministri Varank tha se si pjesë e një platforme, disa institucione do të mbështeten projekte për zhvillimin e vaksinës dhe barërave kundër COVID-19, duke përfshirë edhe Universitetin Ege.

“Në Universitetin Ege, ne kemi filluar të punojmë për një vaksinë vendase të ADN-së pas thirrjes së bërë nga ministria jonë.Grupi i Kërkimeve dhe Zhvillimit të Vaksinave, i cili është themeluar nën Rektoratin tonë dhe i stacionuar në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit të Zhvillimit të Barërave dhe Farmacokinetikës, me vite kryen studime të kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave kundër patogjenëve të ndryshme, me pjesëmarrjen e shumë universiteteve, institucioneve publike dhe partnerët e industrisë”, tha Budak.

Budak gjithashtu tha se grupi punues ka diskutuar se çfarë mund të bëhet kundër pandemisë COVID-19, duke iniciuar kështu projektin e vaksinës.

Provat klinike të një vaksine të mundshme kundër virusit filluan në SHBA në fillim të këtij muaji.

Personi i parë që pranoi vaksinën, mRNA-1273, ishte 43-vjeçarja Jennifer Haller nga Seattle.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se mbi 553.200 njerëz kanë rezultuar pozitiv në të gjithë botën, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 25.000, si dhe mbi 127.500 janë shëruar.

Vaksinimi është metoda më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Kategoritë
BotaLajme