Shkencëtarët zbulojnë skeletin 43 milionë vjeçar të një balene me katër këmbë

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar një fosile 43 milionë vjeçare të një specie të panjohur balene me 4 këmbë, që na ndihmon të gjurmojmë kalimin e balenave nga toka në det.

Balena e re amfibe e sapo zbuluar u gjet në Egjipt dhe i përket Protocetidae, një grupi të zhdukur balenash.

Fosili u çrrënjos nga shkëmbinjtë e Shkretëtirës Perëndimore të Egjiptit – një zonë e cila dikur ka qenë e mbuluar nga uji i detit dhe që ka siguruar një koleksion gjetjesh që tregojnë shumë rreth evoluimit të balenave.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme