Shkon në 200 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza

Në mesin e të vrarëve janë 59 fëmijë dhe 35 gra, tha ministria në një deklaratë, ndërsa 1.305 njerëz janë plagosur gjatë sulmeve izraelite

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin të Gazës së bllokuar është rritur në 200, njoftoi sot Ministria palestineze e Shëndetësisë

Në mesin e të vrarëve janë 59 fëmijë dhe 35 gra, tha ministria në një deklaratë, ndërsa 1.305 njerëz janë plagosur gjatë sulmeve izraelite.

Ushtria izraelite ka organizuar sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga 10 maji, duke lënë pas një gjurmë masive shkatërrimi në të gjithë territorin bregdetar.

Dhjetë izraelitë po ashtu kanë humbur jetën në raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme