Shkon në 41 numri i të lënduarve në Ferizaj, përfshihet edhe FSK

Deri më tani ka arritur në 41 numri i personave që janë lënduar nga shpërthimi i bombolave të gazit në Ferizaj.

Vetëm pak momente më parë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë sjellë edhe pesë qytetarë që janë lënduar në këtë shpërthim, për të marr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas shpërthimit, krahas ekipet tjera, për tu dalë në ndihmë të lënduarve  është përshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 14 persona që janë lënduar.

Kategoritë
LajmeVendi