Shkrimtari brazilian Coelho i kushton libër kampionit olimpik turk Gazoz

Paulo Coelho në romanin e tij përqendrohet në jetën e shigjetarit të quajtur Tetsuya dhe merret me historinë e kërkimit si në librat e tij të mëparshëm.

Shkrimtari brazilian Paulo Coelho (74) nderoi shigjetarin turk Mete Gazoz, i cili doli fitues në finalen e Lojërave Olimpike në Tokio ndaj italianit Mauro Nespoli duke u stolisur me medaljen e arit, raporton Anadolu Agency (AA).

Coelho i kushtoi librin e tij të fundit, “Rruga e Shigjetarit” (The Archer), sportistit olimpik turk, i cili është përkthyer në turqisht.

Coelho, i cili ndau videon në rrjetin social Twitter, mori botimin turk të librit të fundit dhe tha: “Matt Gazoz, këtë libër ta kushtoj ty së pari. Gjeniu i shigjetarisë. Ky është vizioni im për shigjetarinë”.

Coelho në romanin e tij përqendrohet në jetën e shigjetarit të quajtur Tetsuya dhe merret me historinë e kërkimit si në librat e tij të mëparshëm.

Ndërsa jetonte si një marangoz modest në fshat, Tetsuyu, shigjetari më i zoti në shtetin e tij, sfidohet nga një shigjetar tjetër nga vend i largët. Duke e përqafuar këtë sfidë, Tetsuya do ta përcjellë filozofinë e tij të harkut si te shigjetari i huaj ashtu edhe te një nga djemtë e fshatit.

Kategoritë
BotaLajme