Shkup, fillon “Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike”

“Këta nxënës iu nënshtruan trajnimeve dhe më pas për rreth tre muaj organizuam sërish Akademinë e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike për këta të rinj”, tha kreu i Drejtorisë së komunikimit dhe marrëdhënieve korporative të YTB, Nedim Aslan.

Nën kryesimin e Unionit të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Shkup sot u mbajt “takimi për podcast dhe botimin e revistave të Akademisë së Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në program morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Turqisë në Shkup, nga YTB, nga organizata dhe institucione të ndryshme në vend, politikanë si dhe të ftuar të tjerë.

Kreu i Drejtorisë së komunikimit dhe marrëdhënieve korporative të YTB, Nedim Aslan, në një deklaratë për gazetarët tha: “Siç e dini Ballkani ka një histori të rrënjosur thellë të letërsisë turke. Duke u frymëzuar nga kjo letërsi turke, ne në fund të vitit të kaluar filluam Akademinë e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike për të siguruar që brezi i ri të lidhet në një mënyrë me atë turqishte, me letërsinë turke dhe ta vazhdojë atë. Fillimisht kemi dhënë një trajnim një javor në Kosovë, me rreth 45 nxënës nga 6 vende të ndryshme”.

“Këta nxënës iu nënshtruan trajnimeve dhe më pas për rreth tre muaj organizuam sërish Akademinë e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike për këta të rinj. Tashmë planifikojmë që bashkë me këtë takim të botojmë një revistë rinore, një revistë të Letërsisë turke që t’i referohet të gjithë Ballkanit. Po ashtu në të njëjtën mënyrë punime do të kemi edhe mbi publikimet podcast”, tha Aslan duke shtuar se aplikimet i pranojnë sipas dëshirës vullnetare dhe se më pas nxënësit i përzgjedhin nëpërmjet intervistave.

Në fjalën e tij, Aslan tha se këtu në takimet që do vazhdojnë për disa ditë me pjesëmarrjen e 35 personave me mbështetjen e YTB do të zhvillojnë punime për revistën.

“Kanë kaluar një periudhë me profesorët e çmuar nga Turqia. Për shembull, në fund të vitit të kaluar në Prizren të Kosovës morën një trajnim një-javor. Në vlerësimet që kemi bërë në fund të këtij trajtimi, ne bëmë zgjedhje të reja duke përpiluar komentet dhe punimet që kërkuam prej tyre ku dhe nga këto përzgjedhje kaluan 35 persona. Me këta 35 persona në të njëjtën kohë ne vazhduam trajnimet nëpërmjet internetit për një periudhë 3 mujore. Si rezultat i këtyre trajnimeve, tashmë nxënësit tanë do të kenë punime të shkëlqyera si për krijimin e redaksisë për revistën e re që do botohet ashtu edhe për përcaktimin e temave të punimeve që do të kryhen”, tha Aslan.

Ai thekson se në këtë projekt kanë marrë pjesë nxënës nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

Kreu i Drejtorisë së marrëdhënieve kulturore dhe sociale të YTB, Murat Kazancı ka vënë theksin mbi rëndësinë e këtij programi.

“Kur e shikojmë këtë në aspektin e 10-20 viteve të ardhshme ky është fillimi i një punimi për letërsinë ku ndoshta botohen, shkruhen, përkthehen mijëra vepra. Shpresojmë që do të jetën një punë e rëndësishme. Kolegët tanë do të mundohen, do të konsultohen, diskutojnë për formimin e një media të re për botimin e revistës dhe në podcast dhe në fund ata do të vendosin në zbatim një kanal të rëndësishëm”, tha Kazancı.

Takimi për podcast dhe botimin e revistave të Akademisë së Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike i cili filloi sot do të vazhdojë deri më 2 mars 2022.

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni