Shkup, hapet projekti “Shkolla Rinore Köprü 2021” e mbështetur nga YTB

Në kuadër të projektit organizohen seminare, aktivitete kulturore, udhëtime, lexim të librave, shikimin e filmave tematikë, në mënyrë që të përmirësojmë aftësitë personale të të rinjve.

Në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, sonte u hap projekti tradicional “Shkolla Rinore Köprü 2021” në organizim të Shoqatës “Köprü” në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Shoqatës për Kulturë, Art dhe Edukim “Köprü”, Husrev Emin, duke falënderuar YTB-në, tha që projekti është tradicional që mbahet nga viti 2016.

“Si shoqatë ‘Kopru’, me projektin e shkollës rinore organizojmë seminare, aktivitete kulturore, udhëtime, lexim të librave, shikimin e filmave tematikë, në mënyrë që të përmirësojmë aftësitë personale të të rinjve që jetojnë veçanërisht në Shkup, për të fituar përvojë në fushën e aktivitete kulturore dhe shoqërore dhe për të siguruar shfaqjen e talenteve të reja”, theksoi Emin, duke shtuar se projekti zhvillohet në kuadër Shkollës Rinore Ballkanike të YTB-së, që realizohet në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Koordinatori i projektit “Shkolla Rinore Köprü 2021”, Mehmed Arif, rikujtoi që projekti mbështetet nga YTB, institucion në kuadër të Ministrinë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

“Qëllimi ynë është t’i bashkojmë të rinjtë nga komuniteti turk që jetojnë në rajon, në Maqedoninë e Veriut, dhe të kontribuojmë në zhvillimin e tyre intelektual dhe kulturor”, tha Arif.

Projekti tradicional “Shkolla Rinore Köprü 2021” do të zgjasë tre muaj, ndërsa pjesëmarrës do të jenë 110 të rinj.

Kategoritë
LajmeRajoni