Shkupi pëson humbje ndaj Beşiktaş-it në ndeshjen përgatitore në Stamboll

FK Shkupi ka humbur 3-0 kundër klubit turk, Beşiktaş, në një ndeshje përgatitore të luajtur në Stamboll.

Klubi i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, FK Shkupi, ka humbur me rezultat 3-0 kundër klubit turk, Beşiktaş, në një ndeshje përgatitore të luajtur në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e luajtur në Vodafone Park, klubi pritës bardh e zi në ndeshje doli me këtë 11-she: Mert Günok, Rosier, Necip Uysal, Montero, Umut Meraş, Mehmet Topal, Can Bozdoğan, Oğuzhan Özyakup, Teixeira, N’Koudou, Güven Yalçın.

Ndërsa 11-shja e ekipit mysafir, FK Shkupi, ishte e përbërë nga Naumovski, Brdarevski, Rwatubyaye, Faustin, Zuka, Aly, Cheshmedjiev, Hamidi, Sunday, Alvarez, Trapasovski.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Mehmet Topal nga Beşiktaş-i në minutën e 12-të, 1-0. Golin e dytë për klubin turk e shënoi Teixeira, në minutën e 17-të, 2-0.

Goli i tretë dhe i fundit i lojës erdhi nga Güven Yalçın në minutën e 50-të, 3-0.

Kategoritë
Sport