Shoferja shkatërron Lamborghinin luksoz, ishte 5-fish mbi shpejtësinë e lejuar

Një Lamborghini është shkatërruar thuajse plotësisht në North Lincs në Britaninë e Madhe, pas një aksidenti që u shkaktua nga një shofere e dehur.

Aventadori luksoz me vlerë 290 mijë euro drejtohej nga një shofere, e cila qarkullonte 5-fish mbi shpejtësinë e lejuar në zonë.

Pjesë të automjetit, një model i vitit 2016 i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 215 kilometra në orë, ishin hedhur përgjatë karrexhatës me një korsi. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, ndërsa gruaja që drejtonte mjetin është arrestuar.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme