Shoygu: Përparësia e Rusisë është mbështetja e fuqisë strategjike ushtarake

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu deklaroi se përparësitë e ushtrisë ruse në porositjen e armëve të reja janë për mbështetjen e gatishmërisë luftarake të aviacionit, armëve me rreze të gjatë veprimi me precizon të lartë dhe forcave strategjike.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu deklaroi se përparësitë e ushtrisë ruse në porositjen e armëve të reja janë për mbështetjen e gatishmërisë luftarake të aviacionit, armëve me rreze të gjatë veprimi me precizon të lartë dhe forcave strategjike bërthamore.

Shoygu zhvilloi një takim me zyrtarët rusë për furnizimin e (porosive) mbrojtjes shtetërore.

Ai tha se ka pasur një takim me Ministrinë e Financave për urdhrat e mbrojtjes dhe detyrimet buxhetore.

Duke vënë në dukje se porositë për mbrojtjen janë dorëzuar në mënyrë të planifikuar, duke marrë parasysh vështirësitë aktuale, Shoygu tha: “Nëse kemi parasysh se financimi i buxhetit është rritur me 15 për qind këtë vit krahasuar me një vit më parë, duhet të shikojmë se çfarë kemi, duhet t’i kushtohet vëmendje gjatë përmbushjes së porosive të mbrojtjes shtetërore.”

Ministri rus vuri dukje se pavarësisht sanksioneve antiruse, 85% e kontratave shtetërore janë përmbushur dhe shtoi se të gjitha porositë do të përfundojnë brenda muajit të ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajme