Shpërthen festa në Budapest, Hungaria shokon kampionët e botës

Zhbllokohet ndeshja Hungari-Francë, e vlefshme për grupin F të Euro 2020. Në një “Puskas Arena” të mbushur në kapacitet maksimal, vendasit kanë gjetur golin e avantazhit.

Minuta e dytë shtesë e pjesës së parë, mbrojtja franceze “në gjumë” dhe Attila Fiola, 31-vjeçari i MOL Fehervar, dërgoi topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Roland Sallai.

Stadiumi i Budapestit në flakë dhe avantazh i rëndësishëm për Hungarinë, që është në kërkim të pikëve të para në Euro 2020.

Kategoritë
Sport