Shpërthen një zjarr në afërsi të parkut të Qytetit të Shkupit

Sipas informacione të para, zjarri ka shpërthyer në barakat ku dikur ndodhej Gjykata për Kundërvajtje

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e sotme në afërsi të parkut të Qytetit të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacione të para, zjarri ka shpërthyer në barakat ku dikur ndodhej Gjykata për Kundërvajtje.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen disa makina zjarrfikëse, ndërkohë akoma nuk ka informacione se si ka shpërthyer zjarri.

Kategoritë
LajmeRajoni