Shpërthen vullkani që ishte “në gjumë” 900 vjet, Imazhet e filmuara me helikopter

Një vullkan që ishte në gjumë prej 900 vitesh shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik. AFP sjell imazhet e filmuara me helikopter nga rojet bregdetare të Islandës.

Shpërthimi ndodhi të premten, 19 mars, por zyrtarët thanë se ishte i vogël dhe nuk paraqiste rrezik për njerëzit.

Imazhe dramatike të filmuara nga një helikopter i rojes bregdetare tregojnë rrëke llave të kuqe që dalin nga çarjet në luginën  Geldingadalur afër malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore.

Retë e gazit blu mbuluan zonën, 40 km larg kryeqytetit, dhe pranë Lagunës blu, një destinacion i njohur turistik

Shpërthimi ndodhi të premten në darkë duke ndriçuar errësirën e natës, ndërsa u shoqërua dhe me qindra lëkundje tërmeti të vogla.

Aeroporti Ndërkombëtar i Islandës Keflavik dhe porti i vogël i peshkimit në Grindavik janë vetëm disa kilometra larg, por zona ku u përhap llava është e pabanuar dhe shpërthimi duket se nuk paraqet ndonjë rrezik.

Sizmiologët thanë se çarja mund të ketë qenë 500- 100 metra e gjatë, ndërsa përhapja e llavës të jetë gati 1 km. Video AFP

 

Kategoritë
BotaLajme