Shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit të Kabulit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë që dëshiron të jetë anonim, mësohet se një raketë është lëshuar nga një drejtim ende i papërcaktuar në një zonë vendbanimi në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai”.

Ka shqetësime se ka të plagosur në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe në të cilën jetojnë civilët.

Detajet lidhur me shpërthimin nuk janë qartësuar ende.

Më 26 gusht disa shpërthime të ndara ndodhën në një zonë pranë aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai” ku vazhdojnë punimet e evakuimeve.

Në sulmet terroriste në aeroport humbën jetën shumë civilë, pjesëtarë të talebanëve dhe ushtarë amerikanë. Në të njëjtën ditë kur ndodhën sulmet, ushtria amerikane që po largohet nga vendi kreu procese të shkatërrimit të municioneve në afërsi të aeroportit dhe u dëgjuan edhe 4 shpërthime të fuqishme.

Kategoritë
BotaLajme