Shpërthim i fuqishëm në Serbi, raketat bien në zona të banuara. “Nuk kishim parë kështu që prej bombardimeve të NATO-s”

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë të prodhimit të raketave ka lënë të paktën dy të vdekur në Serbi.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Bubaj Potokut, vetëm pak kilometra larg Beogradit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme material si edhe mjaft të lënduar.

Sipas mediave serbe, pas shpërthimit, raketat që ndodheshin aty kanë fluturuar në zonët përreth duke ndezur edhe zjarre. Njëra prej tyre ra në një parking duke djegur disa makina.

Banorët e zonët shprehen se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm që u duk si tërmet.

“Nuk kishim dëgjuar shpërthime të tilla që prej bombardimeve të NATO-s”, u shpreh një banor për mediat serbe.

Kategoritë
LajmeRajoni