Shpërthim në qendër të Beogradit, pesë të lënduar

Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim i fortë dhe pastaj është shfaqur zjarri në qendër të Beogradit.

Siç raporton B92, ka shpërthyer një bombole gazi dhe me këtë rast janë lënduar disa persona.

Nga MPB është konfirmuar se zjarri është lokalizuar.

Siç transmetojnë mediat, një dëshmitar okular ka parë tymin dhe zjarrin, dhe kur ka vrapuar të shohë çfarë po ndodh, ka parë se si ekipi i Ndihmës së Shpejtë po e merr një grua të lënduar e cila nuk ka mundur të ecë. Gjithashtu, ai pretendon se ka parë që një personi i janë djegur flokët

Kategoritë
LajmeRajoni