Shpërthim në qendër të Parisit, digjet autobusi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Paris, në pjesën qendrore të kryeqytetit francez, pranë monumentit historik Notre Dame de Paris.

Një autobus është përfshirë nga flakët në qendër të Parisit, me tymin e zi që ngrihet në qiell, thonë dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë.

Dëshmitarët thanë gjithashtu se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa më pas panë flakë dhe tym të zi nga autobusi.

Incidenti u shënua mesditën e sotme, kur një autobus i transportit publik RATP mori flakë në Place Maubert dhe Bulevardin Saint-Germain, afër Katedrales Notre-Dame.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë automjeti është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Kategoritë
BotaLajme