Shpërthim tek KEDS-i në Prishtinë, një person i lënduar

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash tek zyret e KEDS-it.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi, por që i njëjti ka ndodhur pak minuta pas konferencës së mbajtur aty, shkruan lajmi.net.

Nga ky shpërthim, një person ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar Bujar Jupaj, drejtor i departamentit të sistemit të operimeve në KEDS për lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë folur ende në lidhje me rastin.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar…

Kategoritë
LajmeVendi