Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, 31 persona të lënduar

Pak para orës 15:00 një shpërthim i madh ka ndodhur në lagjen “Village”, në Ferizaj.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se janë gjithësej 31 persona që kanë pësuar lëndime trupore.

“Po janë gjithësej 31 persona që kanë pësuar lëndime trupore, 2 nga ta dukshëm e kanë gjendjen më të rëndë dhe janë nisur për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës”, kanë thënë burimet.

Ndryshe në vendin e ngjarjes ndodhen ambulanca, zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi