Shpërthimi në fabrikën kimike gjermane, të paktën 1 punonjës i vdekur dhe disa të zhdukur

Autoritetet paralajmëruan banorët e disa rretheve të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë të mbyllura dritaret për shkak të frkës nga gazrat helmuese

Të paktën një punonjës ka humbur jetën, 16 janë lënduar dhe katër të tjerë akoma janë të zhdukur si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial kimik në qytetin Leverkusen në Gjermaninë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi në ‘Chempark’, një nga parqet më të mëdha industriale për kompanitë e kimikateve në vend, lëshoi tufa masive të tymit të errët në ajër.

Autoritetet paralajmëruan banorët e disa rretheve të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë të mbyllura dritaret për shkak të frikës nga gazrat helmuese.

Kompania ‘Currenta’, operatori i parkut industrial ‘Chempark’, në rrjetet sociale njoftoi se një nga punonjësit e kompanisë ka humbur jetën dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur.

“16 punonjës tanë u plagosën në incident. Dy prej tyre kanë lëndime të rënda. Puna e shpëtimit po vazhdon me shpejtësi”, shkroi kompania në rrjetet sociale.

Shkaku i shpërthimi akoma nuk është bërë i ditur.

Kategoritë
BotaLajme