“Shpëton në sekondën e fundit”, kali shmang aksidentin me makinën në Turqi (Video)

Një kalë me karrocë, ka mundur që të shmanget një aksidenti në momentin e fundit. Mediat turke kanë publikuar momentin e incidentit të ndodhur në qytetin e Tekirdagut të Turqisë ku një kalë me karrocë po lëvizte në rrugë dhe në moment të fundit ka shmangur përplasjen me makinën.

Sipas raportimeve personi që drejtonte karrocën e kuajve ishte duke lëvizur në drejtim të Çorlusë, ku dyshohet se ka kaluar me dritën e kuqe në kryqëzim dhe ka dashur të kthehet në drejtim të Kızılpınar Mahallesi, ku gjithashtu ka hyrë dhe një makunë që po lëvizte me shpejtësi.

Në momentin që po kalonte makina kali është ngritur me dy këmbët e pasme duke shmangur aksidentin.

Kategoritë
BotaLajme