“Shpresat tona s’janë shuar”, Erdogan: Do flas me Putinin e Zelensky-n që t’i bind të takohen

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar sot se synon që të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë. Ai ka deklaruar se do që të flasë me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky-n me shpresën se mund t’i binde për një takim në Turqi me synim përfundimin e luftës.

Turqia , anëtare e NATO –s që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues.

Aty janë pritur bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe ndërmjet negociatorëve nga të dy vendet në Stamboll, ndërsa tashmë po kërkohet një takim mes dy presidentëve.

“Shpresat tona nuk janë shuar,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

“… Ne planifikojmë të kemi një tjetër bisedë telefonike me (presidentin rus Vladimir) Putin dhe (presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky sot ose nesër. Me anë të telefonatës ne synojmë ta çojmë procesin e Stambollit në nivelin e liderëve”, shtoi Erdogan.

Kategoritë
BotaLajme