Shqipëri, 10 të vdekur dhe 609 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 197.776, ndërsa numri i të vdekurve në 3.063

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 10 të vdekur dhe 609 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 197.776, ndërsa numri i të vdekurve në 3.063.

Në të gjithë vendin janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186.909.

Ndërkohë, raste aktive aktualisht janë 7.804, ndërsa 159 persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Në vend vijon edhe procesi i vaksinimit, ku çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet, ndërkohë, vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12-vjeçare me probleme të sistemit imunitar.

Kategoritë
LajmeRajoni