Shqipëri, 10 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 194.472 ndërsa numri i të vdekurve në 3.014

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 të vdekur dhe 616 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke u shënuar një rritje në rastet ditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 194.472, ndërsa numri i të vdekurve në 3.014.

Ndërkohë, janë shëruar 543 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183.078.

Raste aktive në të gjithë vendin aktualisht janë 8.380, ndërsa 164 persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.218 testime të reja në vend, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.359.147 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni