Shqipëri, 11 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.697

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 11 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.697.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar edhe 7 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.081 dhe raste aktive aktualisht janë 160.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.439 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 859.432 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Procesi i vaksinimit është në vazhdim dhe deri tani janë administruar në total 1.069.365 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 466.905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kategoritë
LajmeRajoni