Shqipëri, 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132,372, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.372, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur.

Ndërkohë, janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.598 dhe raste aktive aktualisht janë 323.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.919 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 732.998 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60-vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer në total 787.321 doza të vaksinës.

Kategoritë
LajmeRajoni