Shqipëri, 13 të vdekur dhe 629 raste të reja me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 114.209 dhe numri i të vdekurve në 1.969

Në Shqipëri janë regjistruar 13 të vdekur dhe 629 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 114.209 dhe numri i të vdekurve në 1.969.

Ndërkohë janë shëruar edhe 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76.784 dhe raste aktive janë 35.456.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.197 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 495.041 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Sipas ministrisë në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janar janë kryer 20.911 vaksina.

Kategoritë
LajmeRajoni