Shqipëri, 17 të vdekur dhe 1.112 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 96.838 dhe numri i të vdekurve në 1.617

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 17 të vdekur dhe 1.112 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 96.838 dhe numri i të vdekurve në 1.617.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 60.675 dhe raste aktive janë 60.675.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.935 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 428.654 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër në vend vazhdoni procesi i vaksinimit i cili filloi zyrtarisht më 11 janar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar qendrën e tretë të vaksinimit në vend, e hapur në stadiumin e Vlorës, ku ka nisur procesi vaksinimit për personelin shëndetësor.

Kategoritë
LajmeRajoni