Shqipëri, 2 raste të tjera të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.461

Shqipëria ka regjistruar 2 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.461.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend është gjithsej deri tani 2.453.

Gjithashtu janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.865 dhe raste aktive aktualisht janë 143.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.618 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 759.601 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, deri tani janë kryer në total 836.430 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej tyre 332.173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kategoritë
LajmeRajoni