Shqipëri, 2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.229, prej të cilëve 2.447 persona kanë vdekur

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.229, prej të cilëve 2.447 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128.907 dhe raste aktive aktualisht janë 875.

Ndërkohë, janë kryer edhe 3.366 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 703.636 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 725.135 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni