Shqipëri, 22 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.337, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.337, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur.

Ndërkohë janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.473 dhe raste aktive në të gjithë vendin janë 413.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 3.661 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 723.682 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer në total 776.461 doza të vaksinës ndaj COVID-19

Kategoritë
LajmeRajoni