Shqipëri, 3 të vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.032, prej të cilëve 2.435 persona kanë vdekur

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 17 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.032, prej të cilëve 2.435 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 1.107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125.419 dhe raste aktive aktualisht janë 4.178.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.639 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 679.396 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 669.650 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni