Shqipëri, 4 të vdekur dhe 641 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 66.635 dhe numri i të vdekurve në 1.265, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 të vdekur dhe 641 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 66.635 dhe numri i të vdekurve në 1.265, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 39,625 dhe raste aktive aktualisht janë 25.745.

Aktualisht nëpër spitale po trajtohen 280 pacientë, ndërkohë pjesa tjetër e të prekurve trajtohen në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.530 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 307.638 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni