Shqipëri, 4 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 202.641, ndërsa numri i të vdekurve në 3.126

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 të vdekur dhe 346 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 202.641, ndërsa numri i të vdekurve në 3.126.

Ndërkohë, në gjithë vendin janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193.533.

Raste aktive aktualisht janë 5.982, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po marrin trajtim në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 2.317 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.411.627 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni