Shqipëri, 53 raste aktive me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.523, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 2 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.523, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar 5 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.014, dhe raste aktive aktualisht janë 53.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.024 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 808.786 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Kategoritë
LajmeRajoni