Shqipëri, 6 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 175.664, ndërsa numri i të vdekurve në 2.783

Shqipëria ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit gjashtë të vdekur dhe 501 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 175.664, ndërsa numri i të vdekurve në 2.783.

Gjithashtu janë shëruar 575 persona të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga koronavirusi në gjithsej 166.009.

Në gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 6.872 dhe në spitale po marrin trajtim 160 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 3.042 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.243.246 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Kategoritë
LajmeRajoni