Shqipëri, 7 të vdekur dhe 286 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 127.795, prej të cilëve 2.304 persona kanë vdekur

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 286 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 127.795, prej të cilëve 2.304 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96.672 dhe raste aktive aktualisht janë 28.819.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.966 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 583.581 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe sipas ministrisë deri tani janë kryer 242.719 vaksinime për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjësit e medias.

Kategoritë
LajmeRajoni