Shqipëri, aktivitet për “Shkollën Rinore Ballkanike”

Programi i “Shkollës Rinore Ballkanike 2021” konsiston në organizimin e një cikli seminaresh ku trajtohen tematika kulturore, filozofike, historike dhe të tjera.

Në Shqipëri është mbajtur një aktivitet prezantues për “Shkollën Rinore Ballkanike 2021”, e cila po organizohet nga Shoqata e të Diplomuarve në Turqi e Shqipërisë në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitet ishin të pranishëm koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatori për Ballkanin në YTB, Mehmet Nedim Aslan, këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut, kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED), Egert Haxhiu, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij përshëndetëse, përfaqësuesi si i YTB-së, Aslan, theksoi se programi i shkollës rinore nëpërmjet YTB-së ka filluar që në vitin 2016 dhe vazhdon deri në ditët e sotme.

“Nga programet e shumta të YTB-së nëpër botë më i famshëm është programi për bursat turke që marrin studentë nga e gjithë bota, nga 170 shtete që kanë arritur këtë vit. Në Shqipëri këtë vit ka pasur mbi 500 aplikime deri tani”, u shpreh ai.

Aslan tha se në shkollën rinore janë munduar që studentëve t’u japim informacione ose aktivitete praktike për sa i përket kulturës, historisë dhe fushave të tjera të ndryshme.

“Ndërmjet këtij programi kulturor, ose arsimor jemi duke krijuar një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Këtë program këtë vit po e zhvillojmë njëkohësisht në dy qytete, edhe në Shkodër edhe në qytetin e Tiranës”, theksoi më tej Aslan.

Këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut, tha se YTB deri në ditët e sotme ka kryer punime të mëdha si brenda dhe jashtë Turqisë me studentët.

“Kam besimin se të gjithë këto studentë të cilët ndodhen jashtë gjeografisë së Turqisë dhe brenda Turqisë e kanë vazhduar dhe e kanë akoma lidhjen e tyre shpirtërore me Turqinë. Ky është një promovim dhe një punë shumë e madhe që i bëhet historisë tonë bashkëvepruese 500 vjeçare që nga koha e Shtetit Osman dhe deri në ditët e sotme”, u shpreh Bulut.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, tha se programi i Shkollës Rinore Ballkanike synon të analizojë shumë çështje në fushën e kulturës, arsimit dhe politikës.

“Shoqata Shqiptare e të Diplomuarve në Turqi e themeluar zyrtarisht që nga viti 2018 e deri më sot vazhdon aktivitetin e saj duke mbledhur së bashku të diplomuarit në Turqi si dhe duke bërë përpjekje për të forcuar lidhjet e ngushta me Turqinë”, theksoi Haxhiu.

“Shkolla Rinore Ballkanike 2021” ka filluar prej disa ditësh dhe seminaret ku marrin pjesë të rinj që studiojnë në degë të ndryshme në Shqipëri do të zhvillohen për 6 javë radhazi. Programi i saj konsiston në organizimin e një cikli seminaresh ku trajtohen tematika kulturore, filozofike, historike dhe të tjera.

Kategoritë
LajmeRajoni