Shqipëri, gjenden të vdekur në një hotel 4 shtetas rusë

Policia ka njoftuar se në fshatin Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës së një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë katër shtetas rusë.

Në ambientet e një hoteli në Shqipëri janë gjetur të vdekur katër shtetas rusë, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në fshatin Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës së një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë katër shtetas rusë.

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtetas të moshave të ndryshme, me inicialet K. S, 31-vjeçe, N. L, 58-vjeç, N. A, 37-vjeçe dhe S. A, 60-vjeç.

Sipas policisë, një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me qëllimin e qëndrimit në Shqipëri të shtetasve rusë.

Kategoritë
LajmeRajoni