Shqipëri, mbi 70 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.982 dhe raste aktive aktualisht janë 71

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 3 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.509 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.982 dhe raste aktive aktualisht janë 71.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.853 testime të reja ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 792.878 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Ndërkohë, deri tani janë kryer në total 930.126 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 389.436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Kategoritë
LajmeRajoni