Shqipëri, mjekët turq trajnojnë kolegët shqiptarë në fushën e neurologjisë

Pas kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë, nga mjekët turq u organizua një program i certifikuar në fushën e neurologjisë për trajnimin e mjekëve shqiptarë.

Përfundon me sukses programi i trajnimit 4-mujor që mjekët turq ekspertë të neurologjisë dhanë për kolegët e tyre në Shqipëri pas kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në spitalin e miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier i cili u ndërtua me mbështetjen financiare të Turqisë dhe i cili u vu në shërbim prillin e kaluar, nga Prof. Dr. Ömer Karadaş, shefi i Departamentit të Neurologjisë Gülhane në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimeve të Universitetit të Shkencave të Shëndetit (SBÜ) u ngritën njësitë e epilepsisë, neurofiziologjisë, dhimbjes së kokës dhe goditjes në tru (paralizës).

Pas kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë, nga mjekët turq u organizua një program i certifikuar në fushën e neurologjisë për trajnimin e mjekëve shqiptarë në fushën e neurologjisë.

Në trajnime morën pjesë mjekë dhe teknikë të neurologjisë nga spitali i miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier dhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për mjekët shqiptarë që përfunduar me sukses programin e trajnimit 4-mujor në spitalin e miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier u mbajt një ceremoni për dhënien e certifikatave.

 

Mira Rakacolli, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, në një fjalim pas ceremonisë duke vënë në dukje rëndësinë e trajnimeve tha se “Falë trajnimeve, ekzaminimet në fushën e neurologjisë mund të bëhen në spitale të ndryshme në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të ofrojmë shërbim më të mirë për pacientët”.

Rakacolli shprehu falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin e trajnimeve.

Në ceremoni morën pjesë drejtoresha e përgjithshme e spitalit të miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier, Rudina Degjoni, zv.drejtori i përgjithshëm Abdülaziz Can dhe Prof. Dr. Ömer Karadaş, shefi i Departamentit të Neurologjisë Gülhane në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimeve të Universitetit të Shkencave të Shëndetit (SBÜ).

Kategoritë
LajmeRajoni