Shqipëri, vazhdon të ulet numri i rasteve ditore me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërkohë edhe një person ka ndërruar jetë

Në Shqipëri vazhdon të ulet numri i rasteve pozitive ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërkohë edhe një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.215, prej të cilëve 2.445 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 dhe raste aktive aktualisht janë 944.

Janë kryer edhe 2.020 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 700.270 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer 716.616 doza të vaksinës kundër COVID19.

Kategoritë
LajmeRajoni