“Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë”

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët. Dhimbje”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale për aksidentin në Bullgari të autobusit nga Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, kanë reaguar për aksidentin në Bullgari të autobusit nga Maqedonia e Veriut, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra persona.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët. Dhimbje”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Xhaçka, ku shprehet se është një dhimbje e madh për jetët e humbura gjatë aksidentit tragjik në Bullgari.

Kujtojmë se të paktën 45 persona kanë humbur jetën sipas vlerësimeve të para, pasi një autobus pasagjerësh me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në perëndim të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje.

Kategoritë
LajmeRajoni