Shqipëria lidh marrëveshje me kompaninë turke për vaksinën kineze CoronaVac

Qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ për të marrë vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) “CoronaVac”, të krijuar nga Sinovac Life Science CoLtd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit turk të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës antiCovid, të përcaktuara në aktin normativ  nr. 1, datë  10 mars 2021, të Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) “Coronavac” të krijuar nga “Sinovac Life Science” Co Ltd dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga “Keymen Ilaç  Sanayi ve Ticaret A.Ş.”, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Kategoritë
LajmeRajoni